PAMJET/ “Fortesa” e Ervis Martinajt, mure të larta me tela me gjemba dhe portë gjigante si e një kalaje

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.12.2022, 14:32

Ervis Martinaj po kërkohet i gjallë dhe kjo është ajo çka policia ka vërtetuar ditën e sotme me rrethimin dhe bastisjen që i ka bërë banesës së “mbretit të lotove” në Fushë Kupe në zonën e Kurbinit. Nga operacioni, që ka zgjatur disa orë, edhe media ka pasur fatin t’i afrohet disi shtëpisë.

Të paktën deri te porta. Nga fotot e publikuara vihet re një siguri e pamasë teknologjike, por edhe fizike e shtëpisë së Ervis Martinajt. Ka kamera me rezolucion maksimal për ditën dhe natën dhe ajo që bie më së shumti në sy është porta gjigante dhe e fortifikuar e rezidencës.

Ajo ka një hark që të bën ta krahasosh me një fortesë të shekujve më parë, teksa bien në sy kolonat e trasha të betonit, ku porta është e vendosur. Ndërkohë muret rrethuese janë tejet të larta, teksa në majë të tyre janë të vendosura tela me gjemba.

Deri më tani, nuk dihen rezultatet që policia ka arritur nga ky operacion, që nuk ka nisur vetëm me kontrollin e banesës së Martinajt, por janë bastisur mbi 10 shtëpi, me qëllim gjetjen e fatit të ish-biznesmenit, i cili kërkohet edhe nga drejtësia pas dëshmisë së Nuredin Dumanit se ai ka porositur vrasjen e Endrit Dokles.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit