Temperaturat kanë rënë në minus, iguanat e gjelbra rrëzohen nga pemët

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2022, 14:21

Pjesë të ndryshme të Amerikës janë përfshirë nga ulja e temperaturave dhe stuhive të dëborës. Temperaturat e ulëta dhe era e fortë kanë bërë që iguanat e gjelbra të rrëzohen nga pemët në Florida.

Sipas Komisionit për Ruajtjen e Peshqve dhe Kafshëve të Egra në Florida, hardhucat fillojnë të bëhen të ngadalta në temperatura nën 10 gradë celsius dhe dihet se "ngrijnë" kur temperaturat bien nën -1 graë celsius. Stacionet e Shërbimit Kombëtar të Motit në Florida kanë paralajmëruar më parë banorët për kërcënimin e të ftohtit të fortë. Banorët janë këshilluar gjithashtu që nëse gjejnë hardhuca në tokë mos t'i prekin pasi zakonisht ato janë të palëvizshme përkohësisht, por jo të ngordhura.

Pse iguanat e Floridës bien nga pemët kur bën ftohtë?

Sipas Komisionit për Ruajtjen e Peshkut dhe Botës së Egër në Florida iguanat e gjelbra, të cilat nuk janë vendase në Florida, nuk janë në gjendje të tolerojnë temperaturat e ftohta që ndonjëherë arrijnë në dimër. Temperaturat e ulëta mund të bëjnë që kontrolli i muskujve të iguanas të dëmtohet por ato rikuperohen mjaft shpejt me rritjen e temperaturave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit