Incidenti i mbrëmshëm në Zubin Potok, KFOR: U përfshin persona të armatosur të panjohur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2022, 12:54

KFOR-i ka dhënë detaje të reja rreth një sulmi afër patrullës së saj në veri, për të cilin u raportoua mbrëmjen e 25 dhjetorit.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka dalë me një reagim për një sulm që ka ndodhur afër një patrulle të tij. Ky mision thotë se sulmi është kryer nga disa të armatosur në Zubin Potok.

“KFOR-i po e heton një incident të tërthortë zjarri më 25 dhjetor, në afërsi të një patrulle të KFOR-it. Në incidient ishin përfshirë njerëz të panjohur dhe të armatosur në rajonin e Zubin Potokut”, thuhet në njoftimi, ku bëhet e ditur se nuk ka pasur ndonjë lëndim a ndonjë dëm material.

KFOR njofton se janë planifikuar takime me të gjitha palët, rreth zhvillimeve në veri të Kosovës.

“Përderisa takimet me të gjitha palët janë planifikuar, është e rëndësishme që të gjithë të përfshirët të evitojnë retorikën apo veprimet që mund të shkaktojnë tensione dhe ta eskalozojnë situatën”, thuhet në njoftim. KFOR në këtë reagim thotë se palët duhet të mos bëjnë shfaqje provokative të forcës dhe të provojnë të gjejnë një zgjidhje për sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

“Ne presim nga të gjitha palët që të përmbahen nga shfaqja provokative e forcës dhe të kërkojnë zgjidhjen më të mirë pqë siguirnë e të gjithë komuniteteve. NE u kërkojmë të gjitha palëve që të ndihmojnë ofrimin e sigurisë dhe lirisë së lëvizjes në Kosovë dhe të parandalojnë që narrativat mashtruese të ndikojnë në procesin e dialogut”.

Në njoftim, KFOR rikthekson se ka rritur prezencën dhe patrullimet në muajt e fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit