Shqiptarët rikthehen në shtëpi për festa, fluks i madh në pikat kufitare të vendit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2022, 12:31

Festat e fundvitit kanë rikthyer shqiptarët në vendin e tyre pasi fluksi në pikat kufitare është rritur shumë. Emigrantët shqiptarë zgjedhur që festat t'i kalojnë në Shqipëri pranë familjarëve dhe miqve të tyre të dashur. Kjo ka bërë që në pikat e kalimit kufitar ka patur një fluks të shtuar të njerëzve.

Në Portin e Durrësit, përgjatë tre ditëve të fundit kanë hyrë mbi 13 mijë e 600 shtetas. Ndërkohë që sot pritet të mbërrijnë 3800 shtetas me pesë tragete. Kompanitë e lundrimit që operojnë në Portin e Durrësit kanë shtuar numrin e trageteve në qarkullim për të përballuar sa më mirë fluksin e këtyre ditëve.

Ndërkohë edhe në Portin e Vlorës, në tre ditët e fundit të javës që lamë pas, kanë hyrë 2.100 pasagjerë, mbi 300 mjete të vogla si dhe 50 mjete të mëdha, autobusë e kamionë.

Edhe në pikat tokësore të kalimit kufitar ka patur një rritje të numrit të shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në vend.

Në pikën kufitare të Murriqanit, numri i hyrjeve për këtë fundjavë ka qenë tepër i lartë, teksa në vend, kanë hyrë 28.152 persona dhe kanë dalë 9355 të tjerë. Vetëm ditën e djeshme, në Kapshticë kanë hyrë 5055 persona dhe kanë dalë 1463 të tjerë. Ndërsa në pikën kufitare të Qafë Thanës hyrjet kanë qenë më të ulëta në krahasim me personat që kanë dalë. Konkretisht në Qafë Thanë kanë hyrë në total 1989 perona dhe kanë dalë 2791 të tjerë.

Por pritet që në ditët në vijim, numri i shtetasve shqiptarë që hyjnë në vend të rritet edhe më tepër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit