Ekskluzive/ “I kishte 1 Milion Lekë!” Thikë pas shpine kushëririt për borxhin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.12.2022, 11:31

Detaje të reja ekskluzivisht për JOQ Albania janë bërë me dije nga ngjarja e djeshme e ndodhur në Bathore, ku u raportua se dy kushërinj ishin qëlluar me thika mes njëri-tjetrit gjatë një dasme.

Burime ekskluzive për JOQ Albania deklarojnë se personi i plagosur me inicialet H.T dhe autori F.L janë kushërinj të largët dhe ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të dasmës.

H.T pas dasmës ka shkuar tek lokali i kushëririt të tij të largët nga ana e nënës për t’i dhënë një borxh prej 1 Milion Lekësh të vjetra që ia kishte për t’i shlyer këtij të fundit. F.L e ka qëlluar në këtë moment me thikë pas shpine për motive të paditura.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit