Kamarieri nxorri peshë prej rrobash vogëlushen që lypte, ministri: S’e kisha mendjen

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.12.2022, 11:10

Një video e publikuar gjatë ditës së djeshme në JOQ Albania ka bërë xhiron e rrjetit. Në filmim dukej një vajzë e vogël e cila kërkonte lëmoshë në një lokal në Prishtinë.

Pasi u diktua nga kamarieri, ajo u nxorr jashtë e ngritur peshë me një dorë nga ky i fundit. Skena ndodhi në prani të ministrit të Bujqësisë Faton Peci.

Ky i fundit ka reaguar në Facebook duke thënë se

Në lidhje me videon ka reaguar Prokuroria e Prishtinës e cila ka kërkuar nga policia të nisin hetimet për keqtrajtimin e vajzës së mitur.

Peci përmes një reagimi në Facebook ka thënë se nuk mund të jetë përgjegjës për atë çfarë ndodh në ndonjë lokal ku ka qenë rastësisht i pranishëm.

REAGIMI

“Së pari, distancohem nga secili akt që përcjellë dhunë ndaj çdo qytetari të Republikës së Kosovës, e ndaj fëmijëve në veçanti, pa dallim feje, etnie a komuniteti.

Së dyti, në mungesë të skandaleve në institucionin të cilin e udhëhiqi si dhe për t’i zbehur sadopak sukseset në sektorin e bujqësisë, nuk janë të paktë ata që ditë e natë më ndjekin hap pas hapi duke xhiruar vazhdimisht, për të gjetur apo për ta shpikur ndonjë moment në të cilin unë kryej “veprime skandaloze”.

I ka rastisur secilit që kur bisedon me tjetrin, vëmendja është vetëm tek bashkë-biseduesi e jo tek i gjithë lokali.

Nga ana tjetër, unë nuk jam përgjegjës për veprimet e asnjë individi të moshës madhore e sidomos të një të punësuari në një nga lokalet e qytetit; ku ndaj veprimeve si në video, distancohem plotësisht”.

Është detyrë e institucioneve të largojnë nevojën e kërkimlëmoshës përmes promovimit të barazisë sociale me theks në mbrojtjen e kategorive më të pambrojtura. Modeli i politikanëve dhe “biznesmenëve” oriental e lindorë sikur duan që t’i shohin ministrat duke ndarë publikisht lëmoshë”, ka deklaruar ndër të tjera Peci.

View this post on Instagram

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit