Zgjerohen kontrollet në Fushë-Kuqe, policia ‘zbarkon’ edhe te banesat e familjarëve të Martinajt

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2022, 10:53

Ashtu siç u njoftua edhe më herët, forcat e policisë RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar sot në Fushë-Kuqe, Kurbin për kontrolle në banesën e Ervis Martinajt.

Por përveç kontrolleve në vilën e tij, policia po kryen kontrolle edhe në banesat dhe tokat e familjarëve dhe të afërmve të tij në zonë. Përmes kontrolleve në këto banesa, autoritetet synojnë gjetjen e provave që mund të çojnë drejt zbulimit të fatit të biznesmenit të lojërave të fatit i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit.

Familjarët e Ervis Martinajt kanë deklaruar se më 7 gusht kanë patur komunikimin e fundit me të, por ai është parë në Durrës dhe Tiranë më 9 gusht nën shoqërinë e një vajze dhe ish-efektivit Jeton Lami. Ky i fundit është në burg me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe dekonspirimit të operacioneve policore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit