Kemi hyrë zyrtarisht në periudhën e pushimeve dimërore dhe njerëzit tashmë janë shumë më të interesuar për të ditur çmimet e më pas për të zgjedhur destinacionet, ku do të kalojnë këto festa të fundvitit, përpara se të ristartojnë nëpër aktivitetet e tyre të përditshme.
Eurostat ka renditur së fundmi çmimet hoteliere të gjithë Europës. Si referencë është marrë mesatarja e Bashkimit Europian (BE=100). Shqipëria është ndër vendet më të lira në Europë për të pushuar. Në vendin tonë çmimi është në vetëm 46.2% të mesatares europiane.
Në këtë përllogaritje nuk është renditur Kosova, por llogaritet që kjo e fundit t’i ketë çmimet pak më të ulëta se Shqipëria. Ndërkohë, vendi me çmimet më të lira në Europë për sa i përket akomodimit dhe restoranteve është Turqia, me vetëm 42% të mesatares evropiane.
Kjo është edhe arsyeja përse shumica e shqiptarëve zgjedhin këtë destinacion për të pushuar. Ndërkohë, vendi më i shtrenjtë në Europë për të pushuar është Zvicra, me 168% e mesatares europiane. Më pas vijnë vendet nordike dhe Belgjika (123%), Franca (121%), apo Austria ( 116%).