Me mur të lartë ‘burgu’, kamera dhe portë gjigande/ Pamja nga vila e fortifikuar e Martinajt në Kurbin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2022, 10:15

Mëngjesin e sotëm forcat e policisë RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Fushë-Kuqe të Kurbinit për një kontroll në stëpinë e Ervis Martinajt.

Biznesmeni i lojërave të fatit rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti dhe nuk dihet nëse operacioni i policisë ka lidhje me zhdukjen e tij.

Forca të shumta policie dhe furgona e makina kanë rrethuar që në orët e para, vilën e Ervis Martinajt. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si "bossi" i lojërave të fatit është siguruar që vila e tij të ketë sigurinë e duhur. Qindra metra tokë janë rrethuar nga një mur tepër i lartë i shoqëruar edhe me hekura me gjemba, si në burgje.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, për vilën e tij, Martinaj ka zgjedhur edhe kamera me rezolucion të lartë dhe portë gjigande në hyrje.

Para zhdukjes, mesa duket, Martinaj është siguruar që vila e tij të jetë e fortifikuar mirë që askush të mos i afrohet dot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit