Ajri në Shkup, edhe sot i rrezikshëm për shëndetin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.12.2022, 09:55

Sot në mëngjes Shkupi ishte sërish në listën e qyteteve botërore me ajrin më të ndotur, por këtë herë në vendin e 16-të me indeks të ndotjes 153.

Megjithatë, kjo nuk e bën situatën më pak shqetësuese, pasi sipas platformës iqair, shkalla e ndotjes së ajrit është ende e rrezikshme për shëndetin.

Sipas matjes së cilësisë së ajrit para orës tetë të mëngjesit të sotëm, ndotësi kryesor në Shkup është grimca PM 2.5, përqendrimi i së cilës aktualisht është 11 herë më i lartë se vlera vjetore e udhëzimeve për cilësinë e ajrit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit