“Lufta” Messi-Mbappe, Lewandowski nuk ka dyshime: Dihet kush do ta fitojë “Topin e Artë”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.12.2022, 09:54

Kupa e Botës mbaroi dhe tashmë hapen diskutime të reja. I radhës është Topi i Artë. Lionel Messi dhe Kylian Mbappe llogaritet të jenë dy pretendentët kryesorë për ta fituar këtë çmim, teksa njerëzit janë ndarë në dy fronte.

Të dy luajnë me PSG dhe vetëm paraqitja individuale e tyre do të bënte diferencën, përveç trofeve, që në këtë rast do t’i fusnin të dy në CV. Messi e ka fituar betejën më të madhe ndaj Mbappe, që është Kupa e Botës.

Argjentina mposhti Francën e Mbappe dhe prej kësaj, ylli i Barcelonës dhe Polonisë, Robert Lewandowski, është i bindur se prej këtij fakti, Messi thuajse e ka siguruar fitimin e këtij trofeu individual, që do të ishte i teti për “Pleshtin”, rekord absolut në historinë e futbollit.

“Leo është shumë pranë këtij suksesi, Botërori zhvillohet një herë në 4 vite, është përcaktues se kush do të fitojë ‘Topin e Artë’”, u shpreh Lewandowski. Ky çmim jepet nga revista franceze, “France Football” dhe ceremonia do të jepet në fund të vitit 2023.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit