Stresi dhe Getinjo shndërrohen në transvestitë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.12.2022, 09:27

Stresi, reperi i njohur shqiptar dhe Getinjo reperi i njohur shqiptar nga Kosova janë pjesëmarrës të këtij edicioni në BBVip Kosova.

Ata kanë përfunduar me sukses sfidën për t’u veshur si transvestitë. Në fund kanë dhënë mesazhin se njerëzit nuk duhet të kenë komplekse.

“Respekt për të gjitha femrat në botë. E kemi bërë për ta zbavitur shoqërinë. Rrini të drejtë, rrini sa më të sinqertë, mos keni komplekse, ju e dini kush jeni, këto gjëra janë edhe pjesë të aktrimit, mos i paragjykoni njerëzit”, u shprehën ata.

Ata të dy janë paraqitur në siklet të veshur si femra, por edhe e kanë shijuar sfidën, teksa më parë Stresi është filmuar nga kamerat duke thënë se do i tallte publiku dhe nuk mundte ta përfundonte dot këtë sfidë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit