Një djalë 8-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor pranë Borgo Segezia, në periferi të Foggia, Itali.
Sipas mediave italiane, i vogli është përplasur nga një makinë. Ai është transportuar menjëherë në spitalin në Foggia, por aty ka vdekur pak momente më pas.
Aksidenti ka ndodhur në orët e para të pasdites së djeshme. Policia italiane po heton për shkaqet e rrethanave të aksidentit.