Në Milano, shtatë të burgosur u arratisën pasditen e Krishtlindjeve nga oborri i institucionit penal për të mitur "Cesare Beccaria". Këtë e ka bërë të ditur Gennarino De Fazio, Sekretari i Përgjithshëm i Policisë së Burgjeve Uilpa:
Të arratisurit kanë përfituar nga puna në vazhdim, e cila po vazhdon prej disa kohësh, për të hapur një mur dhe më pas janë ngjitur mbi muri rrethues. Dy nga të arratisurit janë gjetur pas një kohe të shkurtër, 5 të tjerët janë në kërkim.
Të arrestuarit janë të gjithë nga 17 deri në 18 vjeç, disa prej të cilëve janë me kombësi italiane, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe shqiptarë. Disa të burgosur të burgut të të miturve “Cesare Beccaria” në Milano i vunë zjarrin disa qelive në shenjë proteste, ndoshta edhe pas arratisjes së shtatë të rinjve. Kështu kanë bërë të ditur zjarrfikësit të cilët së fundi kanë dërguar në vendngjarje pesë automjete zjarrfikëse. Disa oficerë të Policisë së Burgjeve janë asfiksuar nga tymi .
Si prokuroria e Milanos, ashtu edhe ajo për të miturit po hetojnë këtë çështje, pasi tre nga të rinjtë janë nga 18 deri në 19 vjeç. Sipas asaj që është rikonstruktuar, të arrestuarit kanë arritur të shpërqendrojnë oficerin që i ka mbikëqyrur gjatë aktiviteteve të pasdites. Duke përfituar nga kantieri i ndërtimit dhe nga festimet për Krishtlindje me më pak staf mbikqyrës, ata arritën të arratisen.