Një qen i vuri zjarrin një dhomë gjumi në prag të Krishtlindjes pasi u hodh në shtrat dhe ndezi aksidentalisht një tharëse flokësh.
Ekipet e zjarrfikësve u thirrën në Essex, Angli, pas raportimeve për një shtëpi të mbushur me tym dhe zjarr në dhomën e gjumit.
Pronari i shtëpisë ishte jashtë dhe kur u kthye gjeti shtëpinë plot tym pasi qeni ndezi tharësen e flokëve dhe shtrati dhe dysheku u dogj.
Zjarrfikësit thanë se zjarri filloi për shkak se një tharëse flokësh kishte mbetur në prizë. Qeni duke kërcyer në shtrat ka ndezur tharësen e flokëve dhe më pas nxehtësia ka shkaktuar zjarrin.
Pronari i shtëpisë nuk do ta kishte menduar për asnjë moment qeni i saj do të ndizte tharësen e flokëve.