Të paktën 10 persona janë zhdukur nën dëborë pasi një ortek u rrëzua në një resort skish në Austri.
Orteku u rrëzua pranë fshatrave malore Lech dhe Zurs në Austri. Rreth 100 persona janë përfshirë në kerkimet për gjetjen e të zhdukurve nën dëborë. Autoritetet kanë deklaruar se deri më tani kanë shpëtuar vetëm një person që orteku e zuri poshtë.
Ende nuk ka të dhëna për kombësinë e personave të zhdukur pasi resorti i skive është shumë i vizituar nga turistët.
Shërbimet e shpëtimit kishin paralajmëruar tashmë këtë fundjavë se ekzistonte një rrezik i lartë i ortekëve në këtë zonë dhe vendet afër.