Një sherr mes babë e bir është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në pedonalen e Korçës. Mësohet se ata janë konfliktuar me grushta dhe për këtë është dashur edhe ndërhyrja e ambulancës dhe policisë.
Mësohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë lëndime të shumta.
Burime për mediat bëjnë me dije se personat janë të pastrehë ndërsa arsyet e sherrit janë të paqarta.