Bastisje në Shkup, konfiskohet amfetaminë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.12.2022, 20:27

Policia gjatë ditës së sotme ka arrestuar tre persona nga Shkupi.

Tek të njëjtit policia ka gjetur 14 paketime me peshë të përgjithshme prej 7 kilogramëve, e që sipas MPB-së kushtojnë rreth 40.000 euro. Personat në fjalë janë arrestuar në Katllanovë të Shkupit.

“Në Katllanovë janë privuar nga liria tre persona, përkatësisht M.Sh.(48), E.T.(30) dhe A.Z.(19). të gjithë nga Shkupi, pasi tek to është gjetur një çantë shpine me 14 pako të ngjeshur me drogën sintetike amfetaminë, me peshë rreth 7 kilogramë, vlera e së cilës është rreth 40.000 euro”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit