Festat e fundvitit sjellin gëzim dhe harmoni në çdo familje. Por këtë vit, për shqiptarët festat janë më të vakëta për shkak të rritjes së çmimeve dhe vështirësive që ka sjellë ky faktor.
Vendosja e pemës, zbukurimet, dhuratat dhe darka e Krishtlindjeve e ndërrimit të Viteve, po nxjerrin në pah vështirësitë që shqiptarët kanë me rritjen e çmimeve.
Shpenzimet e tyre janë rritur shumë pasi edhe çmimet janë dyfishuar e trefishuar. Të gjendur përballë këtyre çmimeve stratosferike, shqiptarët po mundohen të blejnë më pak dhe të gjejnë sa më shumë mënyra alternative për të festuar me njerëzit e tyre të dashur.
Kemi shumë shpenzime, shkojnë rreth 400 e ca mijë lek. Çmimet janë rritur shumë dhe ne jemi pensioniste dhe e ndjejmë shumë çështjen e shpenzimeve.
Po mundohemi ta përjetojmë nga pak e nga pak dhe do ta festojmë me kalamajtë me nipër e mbesa por më ndihmojnë nga pak edhe fëmijët.
Vështirë shumë vështirë, shpenzime do bëjmë aq sa kemi mundësi, ja dalim shohim nuk i blejmë dot gjërat.
Po përgatitemi por kjo varet nga mundësia ekonomike dhe rrezik këtë vit nuk do marrim as kaposh as pulë, ka shkuar kilogrami i kaposhit 16 mijë lek se merr dot. Unë nuk kam vënë pemë por kam vënë një shirit me drita të vogla që sillet rreth bufesë, këto janë mundësitë megjithatë gëzimin e kam.