Vrasja e dy shqiptarëve në Greqi/ Dyshohet se autori ka vrarë edhe dy bashkatdhetarë për drogë në vitin 2021

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.12.2022, 17:44

Një javë më parë në Nea Smyrni, Greqi u vranë dy shtetasit shqiptarë Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Ogranja.

Autoritetet greke që po merren me zbardhjen e kësaj çështje nuk përjashtojnë mundësinë që i njëjti autor të jetë edhe pas vrasjes së 32-vjeçarit shqiptar Aris Papa në maj 2021, në një kafene në Sepolia, si dhe të një bashkatdhetari 39-vjeçar, Dirkenc Halil në tetor 2021 në një kafene tjetër në zonën e Agios Pavlos në qendër të Athinës. Tre sulme vrasëse me ngjashmëri të habitshme po rishqyrtohen nga policia greke.

Dyshimet kryesore janë se vrasjet e shqiptarëve kanë lidhje trafikun e drogës dhe nxitjen e mosmarrëveshjeve mes bashkëpunëtorëve.

Kreshnik Çerçizaj i njohur si “Nikos” që u vra javën e kaluar dyshohet se ka pasur “përplasje” kryesisht me banditë shqiptarë të burgosur me pushtet të madh në zonën e mafies shqiptare.

Thuhet se shqiptari “Nikos” nuk u ka bërë presion tregtarëve grekë të drogës por ka pasur probleme me bashkatdhetarët e tij për të ardhurat nga aktivitetet e paligjshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit