Po kërkonte lëmoshë nga Ministri Peci, largohet dhunshëm vajza e vogël

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.12.2022, 16:41

Një video e publikuar në rrjetin social TikTok është bërë virale dhe ka ngjallur shumë reagime te opinioni publik në Kosovë.

Në video, shihet se një vajzë e vogël e komunitetit RAE, largohet dhunshëm nga një kamarier i një kafiterie.

Siç duket në video, derisa Ministri i Bujqësisë Faton Peci po e shijonte kafenë e tij me një njeri të panjohur, një vajzë e vogël e komunitetit pakicë i afrohet për të kërkuar lëmoshë.

Dhe siç mund të shihet fare qartë në video, Ministri Pecias nuk e kthen kokën për tiu përgjigjur apo refuzuar kërkesën e vajzës së vogël për lëmoshë.

Kamarieri i lokalit, pasi sheh vajzën që nuk po largohej derisa po kërkonte lëmoshë, dhe e cila ndodhej afër tavolinës së ministrit, e merr atë dhunshëm për ta larguar krejtësisht nga lokali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit