Hakerat iranianë: Shumë nga të dhënat e shqiptarëve, i ka publikuar vetë qeveria

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.12.2022, 16:23

Hakerat iranianë kanë dalë sot me një mesazh në Telegram, ku shprehen se shumë prej të dhënave që janë publikuar, kanë dalë nga vetë qeveria, në mënyrë që të ‘njollosin’ emrin e tyre. Sipas Homeland Justice, grupit iranian që qëndron pas hakerimit të shumë të dhënave të shqiptarëve,, kjo gjë bëhet edhe për të fshehur korrupsionin e qeverisë dhe për të deformuar opinionin publik.

“Për të fshehur korrupsionin e tyre dhe për të deformuar opinionin publik, zyrtarët e korruptuar të Shqipërisë kanë publikuar vetë të dhënat e popullit shqiptar në mënyra të ndryshme për të ‘njollosur’ emrin e Drejtësisë së Atdheut,”- thuhet në njoftim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit