Ka nisur mbrëmjen e djeshme, edicioni i dytë i Big Brother Vip në Shqipëri, ku brenda shtëpisë u panë të hynin personazhe, që është vështirë t’i quash VIP-a.
Mes 15 banorëve, kishte aktorë, këngëtarë, modele dhe moderatorë. Në dhjetra profile të rrjeteve sociale ka pasur komente se disa personazhe në shtëpinë e Big Brother nuk transmetojnë asgjë pozitive tek publiku, por vetëm degjenerim.
E mesa duket kjo fjalë ka nisur zbatimin, që dje. Mes një bisede mbi gërrhitjen, moderatorja Kiara Tito i është drejtuar këngëtarit Luiz Ejllit, se nëse gërrhiste natën do i fuste gishtin.
Ky i fundit ka pritur sqarimin se për çfarë gishti e kishte fjalën, por të qeshurat kanë ‘pushtuar’ shtëpinë dhe gjithçka është lënë në mes. Kjo video po bën sot xhiron e rrjeteve sociale.