Mërgimtarët të revoltuar nga pritjet me orë të tëra në kufirin e Tabanocit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.12.2022, 18:01

Pritjes së gjatë nuk i rezistoi dot ky burrë i moshuar, i cili më një fëmijë në krah vendosi ta kalon kufirin në këmbë.

Ky është një tjetër imazh i pritjes. Një fëmijë që i është dorëzuar lodhjes, ndërsa këta udhëtarë prisnin jashtë që autobusi me të cilin udhëtonin të ecte pak metra para.

Udhëtar të mllefosur dhe të lodhur. Pritja thonë është më e rëndë në prag të shtëpisë.

“Kur vijmë këtu, duam të kthehemi prapa nga maltretimet që na bëjnë dhe kjo është e padrejtë. Shteti i Maqedonisë neve si qytetarë të këtij vendi që neve bëjnë investimin më të madh, nëpërmjet neve punon i gjithë shteti dhe të maltretohemii në këtë mënyrë, për besë është e padrejtë. A ka mundësi me e pyet një politikan, a është e drejtë?”, tha një udhëtar.

“Kam pritur gjatë rrugës Kroaci-Sloveni kam pritur diku 6 orë, diku 8 e diku 10 orë. Ka qenë një rrugë e mundimshme. Kishte shumë trafik. Sidomos ne shqiptarët në Serbi presim shumë”, u shpreh një tjetër udhëtar,raporton alsat. “A keni pritur diku gjatë në kufi? Vetëm në Maqedoni tani që po presim. Askund tjetër. Duhet të lehtësohen sepse të këtij vendi jemi. Të paktën këtu kur të vijmë. Kur shkon në shtëpi babai të hap derën, nuk ta mbyll”, theksoi një tjetër udhëtar.

“Sa orë ke që udhëton? 12 ose 13 orë, aty diku. A ke pritur diku në kufi? Jo askund, vetëm këtu”, deklaroi një udhëtar.

“Mos thoni në televizion se pritet nga 2 orë, por pritet nga 22 orë. 33 vite jetoj në Zvicër, herë e parë që shoh se në kufirin tonë lëviz pak diçka, punohet. Deri tani gjithmonë kam pritur 2-3 orë”, shtoi një tjetër.

Dy ditët e fundit janë regjistruar pritje të gjata në kufirin Maqedoni-Serbi, Serbi-Hungari dhe Serbi-Kroaci. Fluks i ri pritet edhe gjatë javës që vjen falë festave të fund vitit. Imazhe të tilla të pritjeve përsëriten tashmë disa vite edhe pse autoritetet tona në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” ndërmorën hapa për vënien në funksion të opsionit “one stop shop” por që nuk dha efektin e duhur në mënjanimin e pritjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit