Xhekito dhe Kiara/ Kush janë dy të rinjtë që bullizuan dhe dhunuan vajzën nga Durrësi?

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.12.2022, 14:59

Xhekito Dollaku dhe Kiara Sh. janë dy të rinjtë, në moshë madhore, që dhunojnë dhe bullizojnë një vajzë në Durrës, për arsye të krenarisë së tyre. Nga videoja që publikuam mbrëmjen e djeshme, pati një reagim të madh të qytetarëve, të cilët kërkonin identifikimin e autorëve dhe dënimin e tyre.

Policia e Shtetit ende nuk ka një reagim në lidhje me videon. Kiara Sh., për pak muaj bën 18 vjeç, ndërsa djali i cili dhunon vajzën është mbi 20 vjeç. Ky i fundit, thuhet se ka vetëm pak muaj që ka dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin për vjedhje.

Edhe njëherë, JOQ ALBANIA kërkon reagimin e institucioneve dhe marrjen në mbrojtje të një vajze, që me shumë mundësi edhe sot vazhdon të dhunohet.

Reagimi i institucioneve, organizatave apo edhe personazhive publike ka qenë i vakët.

Big Brother, mesa duket ka më shumë rëndësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit