Një sherr brutal është regjistruar në një koncert të Noizyt, në Zvicër.
Në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, tregohet me pamje momenti i konfliktit.
Siç shihet në video, Noizy teksa këndon, për një moment i kthehet fansave të cilët ndodhen në anën e majtë të tij, nga pas dhe i grushton duke i goditur fortë.
Më pas duket që sherri agravon dhe ndërhyjnë dhe sigurimi e shokët e këngëtarit dhe një pjesë e fansave të tij.
Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit, ndërsa çdo gjë ndodh për një moment.