EULEX arrin në Jarinje për ta kontrollon shëndetin e serbit të arrestuar

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.12.2022, 12:15

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, ka treguar se një ekip mjekësor i EULEX-it, mbrëmë i ka bërë një ekzaminim mjekësor ish-oficerit të arrestuar, Dejan Pantiq, i cili ndodhet në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat për përfshirje kur në objektin e KKZ-së në Mitrovicë të Veriut, u hodhën shok-bomba.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ekzaminoi z. D.P., i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës. Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i z. D.P., kryer nga një ekip mjekësor i EULEX-it. E para u zhvillua një javë më parë”, shkroi Wigemark në Twitter.

Pantiq u arrestua në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, çka bëri që serbët lokalë të vënë barrikada, si shenjë proteste. Ai akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit