Tre ditë më parë në rrugën Elbasan-Peqin, në fshatin Papër u gjet i pajetë një burrë.
Policia ka identifikuar viktimën dhe mësohet se i ndjeri është shtetasi Dalip Xhakoi, banues ne fshatin Vidhas, Elbasan.
Ai njihej në zonë si një person që konsumonte alkool, teksa 55-vjeçari ishte beqar.
Dalip Xhakoi u gjet më 23 dhjetor pa shenja jete anash rrugës në Papër të Elbasanit, ndërsa është aksidentuar nga një makinë, e cila është larguar më pas nga vendi i ngjarjes.