U gjet i pajetë në kanal, identifikohet trupi i pajetë i 65-vjeçarit në Vlorë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.12.2022, 09:42

Është identifikuar personi i cili u gjet ditën e djeshme i vdekur në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”.

Ai është një 65-vjeçar me inicialet P.D, banues në lagjen “24 Maji” të qytetit.

Sipas të dhënave të policisë dyshohet se i moshuari se është mbytur aksidentalisht në ujë.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Kanali i motorrit”, në lagjen “24 Maji”, është gjetur një shtetas, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht në uji, nga grupi hetimor është bërë e mundur identifikimi i viktimës, i cili rezulton të jetë shtetasi me iniciale P. D., 65 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit