Aksident në Vlorë/ Përplasen mjeti “Honda” dhe “Fiat”, 40-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 25.12.2022, 09:24

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Risili.

Një makinë tip “Honda” me drejtues personin me inicialet A. K., 40 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. N., 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. K, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Sot, rreth orës 07:35, në afërsi të fshatit Risili, një motomjet tip “Honda” me drejtues shtetasin A. K., 40 vjeç, është përplasur me një automjet tip “Fiat” me drejtues shtetasin A. N., 65 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. K, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit