Një person ka rënë nga kati i 7-të i një ndërtese, në rrugën “Mbreti Pirro” në Pejë.
Zëdhënës i Policisë rajonale të Pejës konfirmon për radio 1, se rreth orës 21:16 minuta në rrugën ‘Mbreti Pirro’ në Pejë janë njoftuar për një person të shtrirë në tokë.
Kanë intervenuar me emergjencën ndërsaqë mjeku kundestar ka konfirmuar se personi është pa shenja jete.
Dyshohet se është rënë nga katet e banesës dhe ne jemi në vend ngjarje.’-tha Gashi .
Trupi i viktimës ende ndodhet në vendngjarje në pritje të mjekësisë ligjore. Dëshmitarët thonë se familjarë të viktimës janë përcjellur për në spital.