Një punëtor shqiptar ka humbur jetën pak ditë më parë në zonën e Veronës në Itali.
Mediat lokale raportojnë se të premten e e datës 15 dhjetor, 66-vjeçari shqiptar me profesion murator ka humbur jetën në Malcesine në një lartësi prej tre metrash pasi po punonte në një pallat privat.
Shqiptari Kujtim Aliraj ka rënë nga një skelë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia po heton për shkaqet e aksidentit dhe nëse janë respektuar rregullat e sigurisë në punë.