Ky është 51-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Gjilan

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.12.2022, 18:48

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 13:30 buzë liqenit në fshatin Livoç i Epërm i Gjilanit, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Mesohet se viktima është 51-vjeçari, Ragip Byqmeti.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë,burimet e sinjali kanë bërë me dije se në vendngjarje pranë trupit të pajetë të 51-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit