Shqiptari kapet me 8 shtëpi bari në Uells, e pëson edhe bashkëpunëtori i tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24.12.2022, 17:34

Një biznesmen nga Cardiff, Uells dhe një shtetas shqiptar kanë prodhuar kanabis me vlerë mijëra paund në tetë ferma kanabisi në qytet. Matthew Cleary dhe bashkëpunëtori i tij Mikel Kujtila kanë prodhuar më shumë se 100 kg drogë të klasit B në 8 shtëpitë e barit në Cardiff dhe përreth.

Policia që hetonte rrjetin e drogës kishte shkuar në Copleston Road, Llandaff North, në qershor dhe kishte parë 33-vjeçarin Kujtila përmes dritares së kuzhinës së një prej fermave të tij të kanabisit. Pasi policët hynë brenda në shtëpizbuluan një sasi "të konsiderueshme" pajisjesh për kultivimin e kanabisit.

Kujtila kishte çelësa për një VW Caddy, një BMW Seria 3 dhe një furgon Mercedes. Brenda automjeteve, oficerët gjetën më shumë se 17 kg kanabis në thasë me vakum dhe pasaporta shqiptare për “kopshtarët” në kultivimin e drogës.

Pas kontrollit të telefonit të shqiptarit, policia arrestoi bashkëpunëtorin e tij Cleary, i cili brenda automjetit të tiu Range Rover kishte pako me rreth një kilogram kanabis me vlerë 1,000 £.

Në fund të seancës gjyqësore, Cleary dhe shqiptari Kujtila u dënuan me nga 32 muaj burg. Secili prej tyre duhet të paguajë një tarifë shtesë prej 190 £ pas lirimit të tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit