Fluks mërgimtarësh në “Tabanoc” me rastin e festatave të fundvitit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.12.2022, 16:35

Fundi i Dhjetorit shënon ardhjen e mërgimtarëve në vendlindje. Autoritetet njoftojnë se me fillimin e javës është rritur fluksi i udhëtarëve dhe automjeteve në kufi. Fluksi më I madh pritet gjatë kësaj fundjave.

Para festave të fundvitit është rritur fluksi I automjeteve dhe udhëtarëve në vendkalimin kufitar “Tabanoc” në kufirin Serbi – Maqedoni e Veriut. Kjo ka shkaktuar tollovi në vendkalimet kufitare, kurse njoftohet se mbrëmë është pritur edhe mbi dy orë për të hyrë në vend, raporton Klan M.

Gjatë ditës, policia ka konfirmuar se fluksi më i madh është shënuar gjatë së Premtes pasdite dhe gjatë natës. Janë vënë në dispozicion të gjitha kalimet, kurse pritet rreth 30 minuta për të kaluar kufirin.

Ndërkohë, mërgimtarët rrëfejnë se si e kanë kaluar rrugën dhe si trajtohen nga autoritetet kufitare.

“Vij nga Gjermania. Probleme nuk kemi pasur, por shumë pritje. Më tepër Hungari – Serbi”

“40 orë që zgjat udhëtimi. Rrëmujë ka atje ku bëhet çdoherë”

“Këtu jemi gjysmë orë e tepër”

“Vij nga Gjermania. Kishte pak tollovi, por mirë ishte. Më tepër pritje kishte në kufirin Kroaci – Serbi”

“Pritje më të mëdha ka në kufirin Kroaci – Serbi. Kemi pritur mbi tri orë”

“Në kufij nuk kishte tollovi përvec se në Kroaci. Nuk pritëm, vozitej spontanisht, por kishte rrëmujë, aksidente trafiku…Nuk ishte keq, pasi erdhëm shëndosh e mirë, jemi të kënaqur”,raporton klanmaqedonia.“Vetëm në Maqedoni po presim. Jo të ofendojmë dikend, por këtu nuk punohet, jemi katastrofë. Do të thotë, jemi në fund të Evropës”

Rritja e fluksit të automjeteve dhe udhëtarëve ka nis që nga fillimi I javës, kurse pritet që kulmi të jetë gjatë kësaj fundjave. Udhëtarët janë me automjetet e tyre personale. Bëhet fjalë për shtetas të Maqedonisë së Veriut që jetojnë dhe punojnë në vende evropiane, por ka edhe të huaj që tranzitojnë nëpër Maqedoninë e Veriut rrugës për në Turqi dhe Greqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit