FOTOT/ 19 vjeçarja shqiptare fiton konkursin e modelingut në Greqi

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 24.12.2022, 16:19

Konkursi i bukurisë në Greqi, GNTM 5 u mbyll mbrëmjen e së premtes së 23 dhjetorit, pak para Krishtlindjeve dhe fituese doli shqiptarja Alexia Traiko. Mediat fqinje shkruajnë se ajo arriti të qëndrojë në garë për rreth katër muaj.

Krahas titullit GNTM,modelja e re fitoi edhe çmimin e madh prej 50 mijë eurosh, kontratën vjetore me Dust and Cream, bursën dyvjeçare për çdo specialitet të zgjedhur në IEK, bizhuteritë me vlerë 20 mijë euro nga kompania Georg Jensen dhe një makinë Citroen Ami.

E reja ra në sy me pozat, personalitetin, flokët dhe ecjen e saj në pasarelë, si rezultat i së cilës mori një "po" unanime nga të katër anëtarët e jurisë.

Kush është Alexia Traiko?

Alexia Traiko është me origjinë nga Shqipëria, por është rritur në Selanik.

Edhe pse 19-vjeçare, e reja ka arritur të ketë tre vite përvojë profesionale në fushën e modës, pasi ka rezervuar shumë punë të rëndësishme, nga sesionet fotografike e deri te pasarelat.

Pavarësisht pasionit për modelingun, siç është shprehur ajo, i pëlqen edhe kërcimi, me të cilin merret që në moshë shumë të vogël. Ajo merr pjesë në garat Hip-Hop, Salsa dhe Bachata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit