Memoriali dhe varri i Mit’hat Frashërit, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë, është shkatërruar.

Siç shihet nga foto, busti i tij është hedhur mbi pllakat e varrit duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Memoriali i Mit’hat Frashërit i cili njihet si një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni më 12 tetor 2018.