Bërnabiq: Nuk bisedojmë për planin franko-gjerman pa u zbatuar Marrëveshja e Brukselit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.12.2022, 12:53

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë për planin franko-gjerman të propozuar nga BE-ja se “nuk di” se si të bisedojë për të, derisa s’është zbatuar Marrëveshja e Brukselit.

Ajo për këtë temë është pyetur nga gazetarët në qeverinë serbe, por nuk dha një përgjigje konkrete, derisa u mundua ta fajësojë Kosovën se nuk ka zbatuar marrëveshjet e nënshkruara më parë, raporton danas.“Pala serbe është ende në pritje të zbatimit të marrëveshjes së parë për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën – Marrëveshja e Brukselit, e cila është nënshkruar në vitin 2013. Gjithmonë pyes ndërkombëtarët dhe partnerët e huaj se kush do të garantojë marrëveshjen e dytë, nëse e para ende nuk është zbatuar”, ka thënë ajo.

Sidoqoftë, shumë nga marrëveshjet e nënshkruara nuk i zbaton as Serbia.

Bërnabiq ka folur edhe për situatën në veri të vendit, duke thënë se nuk “dëshiron as të mendojë” që Policia e Kosovës t’i heqë barrikadat në veri të Kosovës.

“As që do të doja të mendoja se policia e Kosovës po heq barrikada dhe po vë në pikëpyetje jetët e njerëzve, siç ka paralajmëruar Albin Kurti”, duke shtuar se po të ndodhte kjo do të përbënte “sulm ndaj grave dhe fëmijëve, të moshuarve që janë prapa barrikadave”.

“Unë nuk besoj në një skenar të tillë. Ka kuptim të mjaftueshëm nga ana e akterëve ndërkombëtarë, mbi të gjitha KFOR-it”.

Për kërkesën e bërë ndaj KFOR-it që të kthejnë personelin ushtarak në Kosovë, kryeministrja serbe tha se “vlerëson faktin se KFOR-i po shqyrton kërkesën e Serbisë” dhe se nuk e ka refuzuar menjëherë.

Për këtë kërkesë të Serbisë, emisari amerikan Gabriel Escobar ka thënë se e kundërshtojnë këtë kategorikisht, duke shtuar se Kosova ka garanci shumë të forta sigurie nga SHBA-ja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit