Daily Mail: Me amnistinë fiskale, Shqipëria do të behët parajsa e pastrimit të parave nga baronët e drogës

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 24.12.2022, 11:57

Mediat britanike janë të shqetësuara për emigrantët e shumtë shqiptarë që mbërrijnë përmes Kanalit dhe paratë e shumta të pista të tregtarëve shqiptarë të drogës, që po dalin çdo vit nga Anglia dhe po investohen në Shqipëri, në pronat paluajtshme dhe kryesisht në ndërtim.

“Daily Mail” i ka kushtuar një shkrim ligjit që qeveria po bën gati për miratim, që konsiston me amsnistinë fiskale. Kjo media shkruan se ky ligj do të funksionojë që kriminelët e pasuruar me para droge në Mbretërinë e Bashkuar, të ligjërojnë pasurinë e tyre në Shqipëri.

Gjithashtu, i njëjti burim shprehet se edhe deri më sot, shqiptarët kanë blerë vila, toka dhe kanë investuar në biznese, por asnjë autoritet nuk është interesuar për burimin dhe mënyrën sesi janë fituar këto para. Gjithashtu, sipas tyre, Britania duhet të përmirësojë ligjet e saj, pasi shqiptarët e kanë mjaft të lehtë të nxjerrin paratë e pista nga ishulli.

PJESË NGA ARTIKULLI – Shqipëria do të bëhet një ‘parajsë e pastrimit të parave’ për bosët e drogës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, sipas ligjeve që u mundësojnë atyre të fshehin qindra miliona para kriminale në perandoritë e pronave.

Qeveria shqiptare po prezanton një ‘amnisti fiskale dhe kriminale’, duke lejuar këdo që të deklarojë pasuri deri në dy milionë euro pa pasur nevojë të zbulojë origjinën e parave të gatshme.

Daily Mail zbuloi se baronët e drogës që operonin në Britani kanë pastruar shuma të mëdha parash në vila luksoze, banesa, toka bujqësore, palestra, bare dhe madje edhe në një pikë karburanti në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA), FBI e Britanisë, ka paralajmëruar se sasia e parave kriminale që largohen nga Britania e Madhe është rritur ‘në mënyrë eksponenciale’ gjatë katër ose pesë viteve të fundit, e nxitur nga bandat shqiptare të drogës, që dërgojnë para në shtëpi.

Më shumë se 13,000 shqiptarë kanë arritur në Britani përmes Kanalit që nga fillimi i vitit. Një anëtar shqiptar i një bande kokaine që pastronte 10 milionë paund ‘cash’, së fundmi i është konfiskuar një vilë, tre apartamente, dy garazhe dhe 20 hektarë tokë në vendlindjen e tij.

Paratë e pista besohet se kanë nxitur një bum ndërtimesh në Shqipëri, me vlerën e lejeve të ndërtimit të pronave në kryeqytetin, Tiranë, duke u rritur nga 112 milionë paund në tremujorin e parë të 2021 në 206 milionë paund në të njëjtën periudhë të këtij viti.

Bandat e krimit të organizuar dyshohen se kanë përdorur një sërë metodash për të transportuar paratë kriminale përtej kufijve, duke përfshirë përdorimin e agjencive të udhëtimit si fronte për trafikun e parave, fshehjen e dhjetëra mijëra paundeve në pjesën e pasme të televizorëve ose mbushjen e rrotave të kamionëve me kartmonedha.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit