18-vjeçari përplas për vdekje një punonjës pastrimi dhe gjelbërimi në Durrës, plagosen edhe dy vajza

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2022, 08:29

Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të kësaj të shtune në Durrës. Në vendin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit. Për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar. Gjithashtu kanë mbetur të plagosura edhe dy vajza, të cilat ishin pasagjere në mjet.

Njoftimi i policise:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli. Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar. Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit