Kthjellime dhe temperatura deri në 18 gradë, parashikimi i motit për sot

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 24.12.2022, 08:17

Vendi ynë në orët e para të ditës pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendi.

Por pasditja dhe mbrëmja do të shfaqin vranësirat e lehta dhe kalimtare në të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të mbeten në zonat malore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 18°C.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit