Durrës/ Djali urdhëron vajzën t’i bindet fjalës së tij

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 24.12.2022, 23:06

Shpesh JOQ ALBANIA ka trajtuar raste të shoqërisë shqiptare, ku janë përfshirë të rinj që shfaqin devijancë në sjelljen e tyre.

Rasti që ka mbërritur së fundmi në redaksinë e JOQ ALBANIA është i ka të gjitha problemet sociale të përmbledhura në një video.

Siç shihet edhe nga pamjet e mëposhtme, një djalë, ‘kapoja’ e një grupi të rinjsh, detyron një vajzë të bëjë veprime që ajo nuk do, vetëm për të kënaqur egon e tij.

Ai e detyron, të ulet në gjunjë dhe t’i puthë këmbët shoqes së saj, e cila me krenari filmon momentin dhe shkrihet gazit teksa sheh vajzën që ulet në gjunjë dhe zbaton urdhrin.

Për këtë, JOQ ALBANIA i bën thirrje autoriteteve përkatëse, të reagojnë në lidhje me rastin. Ngjarja ka ndodhur në Durrës dhe thuhet se të rinjtë janë në moshë madhore.

Stafi ynë është marrë me çdo detaj. Fytyra e vajzës është e mbuluar, ndërsa zëri, totalisht i modifikuar, për të mos u njohur nga askush.

Redaksia do i dorëzojë videon origjinale, vetëm autoriteteve të policisë, nëse na e kërkojnë.

Gjithashtu, JOQ, kërkon menjëherë mbrojtjen e vajzës. Të gjitha organizatat, që fryhen me para nga Europa apo edhe nga taksat e shqiptarëve të bëjnë punën e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit