Close up portrait of lovely cute funny lady making winks opening her mouth shouting yeah having holidays dressed in white comfortable clothing isolated on bright background
Në Egjiptin e lashtë, burrat dhe gratë lyenin buzët si pjesë e rutinës së tyre të bukurisë. Në fillim të shekullit të njëzetë, buzëkuqi u lidh me aktore si Marilyn Monroe, por edhe me luftën e grave për barazi. Sot, shkencëtarët besojnë se një buzëkuq mund të ketë efekt pozitiv edhe kur kemi të bëjmë me viruse dhe baktere.
Edhe pse në të kaluarën produktet që njerëzit përdornin për të ngjyrosur buzët e tyre bazoheshin në përbërës natyralë, metodat e përpunimit tani kanë ndryshuar. Një studim i fundit zbuloi se buzëkuqi është një nga shumë produkte që përmbajnë kimikate të afta të prishin sistemin endokrin.
Prandaj, në kërkim të kthimit të kompozimeve natyrale në kozmetologji dhe me synimin për të kufizuar gamën e mikrobeve, shkencëtarët po i drejtohen përdorimit të frutave me ngjyra të ndezura.
Studimet e fundit, kanë raportuar se formulat e buzëkuqit që përfshijnë agjentë ngjyrues natyralë, të tillë si frutat me ngjyrë të ndezur, ruajnë ngjyrën e kuqe të gjallë duke ofruar gjithashtu përfitime antimikrobike. Përveç kësaj, ekstrakti i boronicës së kuqe është treguar se ngordh mikrobet e rrezikshme.
Formula që vret mikrobet në më pak se një minutë
Në dritën e këtyre gjetjeve të mëparshme, Dr. Ángel Serrano-Aroca dhe ekipi i tij donin të hetonin më tej përdorimin e ekstraktit të boronicës së kuqe për të krijuar një nuancë të kuqe të thellë buzëkuqi. Produkti përfundimtar ndriçon buzët e grave, duke nxjerrë në pah feminilitetin, duke i mbrojtur ato edhe nga mikrobet patogjene.
Për formulën, studiuesit shtuan ekstrakt boronicë në bazën e kremit të buzëkuqit me gjalpë shea, vitaminë E, provitaminë B5, vaj kokosi dhe vaj avokado.
Më pas ata aplikuan përzierjen në kultura të viruseve të ndryshme, baktereve dhe një lloj myku. Të dy variantet e virusit u çaktivizuan shpejt, ndërsa buzëkuqi bllokoi mikrobet brenda një minute kontakti. Edhe bakteret shumë-rezistente, mykobakteret dhe kërpudhat u dobësuan dhe u çaktivizuan ndjeshëm brenda pesë orëve nga aplikimi.
Gjetjet e tyre përfundimisht sugjerojnë se formula e tyre e re mund të ketë një vend në tregun e kozmetikës si një produkt mbrojtës kundër mikroorganizmave.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
Anri Kashiku
Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
Granit Xhaka
Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
Marin Mema
Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
Elvis Naçi
Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
Luiza Gega
Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
Robert Neçaj
Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
Kevin Qoku
Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
Fogerti
Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
Aleks Vishaj
Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
Rabie Koçi
Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
Nënë Fatimeja
Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.