Terrorist 15-vjeçar?! Akuzohet i mituri nga Kavadari

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.12.2022, 19:20

Policia parashtroi kallëzim penal për të miturin 15 vjeçar nga Kavadari për “terorrizëm” për shkak të raportimeve të rreme për mjete shpërthyese.

Ai më 4 dhjetor nga kompjuteri i tij në adresat zyrtare elektronike në tre shkolla fillore dhe tre të mesme në Kavadar ka dërguar mesazhe për mjete shpërthyese në objekte.

Më 12.12 të këtij, nga i njëjti kompjuter ka dërguar mesazhe kërcënuese nga adresa elektronike në një shkollë fillore në Kavadar.

Sipas urdhrit të dhënë nga gjykatësi në procedurë paraprake, më 12 e këtij muaji është kontrolluar shtëpia e tij dhe janë marrë kompjuteri dhe telefoni i tij.

Sektori për Krim Kompjuterik kontrolloi pajisjet elektronik dhe vërtetoi se mesazhet janë dërguar nga këto pajisje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit