Çdo ditë e më shumë, blerja e apartamenteve në Shqipëri, kryesisht në Tiranë, bëhet e pamundur. Çmimet janë të papërballueshme ku në zonën më të lirë një metër katror banesë shitet për 850 euro, e deri në 2200 apo 3000 euro në kullat e ngritura te Liqeni, apo buzë Lanës. Ndërtuesit justifikohen me faktin se është shtrenjtuar çmimi i hekurit, betonit dhe janë rritur pagat e punonjësëve të kraht. Megjihithatë ka një tjetër arsye se përse çmimet e apartamenteve janë shtrenjtuar shumë.
Sipas një raporti të UNDP, burimi i financimit të ndërtimeve të pallateve mbetet i paqartë. Tregu i shitjeve është i paqendrueshëm dhe nuk ka një analizë konkrete të kërkesës dhe ofertës, pasi ndërtimet po rriten dhe popullësia po bie. Në 8 vitete e fundit, çmimet e shitjes së apartamenteve kanë pësuar një rritje me 102%, duke e bërë blerjen e një banese thuajse të papërballueshme.
Këtu ka lindu një fenomen i çuditshëm. Një pjesë e banesave që dalin në shitje, blihen si pronë e dytë apo e tretë nga persona të ndryshëm dhe mbahen bosh. Kjo shkakton rritje të çmimit të apartamenteve dhe një kërkesë artificiale. Thënë ndryshe, dyshohet se ndëtuesit i kalojnë shtëpitë në emrat e familjarve dhe të afërmëve dhe mbahen qëllimisht bosh, për të rritur kërkesën për shtëpi, e si rrjedhojë kërkohen më shumë leje ndërtimi.
Burime jo zyrtare, i thanë JOQ se pas ndërtimi të një kompleksi pallatesh, biznesmenët kërkojnë një tjetër leje me arsyetimin se ka ende kërkesa për shtëpi. Sapo ndërtojnë kompleksin e dytë të pallateve, ndërtuesit japin urdhër që banesat të lëshohen me qira fiktive duke bërë të mundur fitimin e parave. Kjo dyshohet se mund të jetë një skemë e pastrimit të parave, por që ende Prokuroria apo SPAK nuk ka nisur asnjë hetim se përse ndërtohet kaq shumë në një vend që po braktiset nga të rinjtë.
Ndërtimi i kullave dhe pastrimi i parave u faktua edhe në përgjimet e Ndranghetas, ku biznesmenët dhe mafia italiane i kishte vënë syrin Tiranës si një vend ku mund të ndërtoje duke korruptuar zyrtarët. Edhe për këtë rast ku dyshohet se përmendet emri i Erion Veliajt dhe Edi Ramës, drejtësia nuk ka dhënë një përgjigjie përfundimtare. Nga ana tjetër dhjetra ndërtime janë ngritur pa leje në mes të Tiranës, fakt i pranuar ky nga vetë kryeministri dhe habija e zv.kryeministres Balluku sesi pallate shumë katëshe ngrihen pa dienin e tyre.
E nëse një çifti të rinjsh u duhet të blejnë një shtëpi në Tiranë, do t'u duhet të punojnë gjithë jetën, deri në pension, për të pasur një të tillë, kur shumë biznesmenë apo politikanë kanë disa apartamente me shumë pak vite pune.