Gjykata e la në burg/ Eva Kaili ia hedh të gjithë fajin burrit: Nuk e dija nga e kishin origjinën paratë!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.12.2022, 16:16

Ditën e djeshme, gjykata belge vendosi të lërë në fuqi masën arrest me burg për ish-nënkryetaren e Parlamentit Europian, Eva Kaili. Gjatë kërkesës për falje që ajo paraqiti, i kërkoi prokurorit që ta lërë në arrest shtëpie, të mbante një bërzylyk përgjues dhe një telefon, që të përgjohej po ashtu nga autoritetet, në mënyrë që të fliste vetëm me vajzën e saj.

Por prokurori nuk e mori parasysh këtë kërkesë sepse i frikësohej faktit që forcat sekrete të Katarit do ta rrëmbenin atë dhe do ta dërgonin në Katar.

Mediat e huaja shkruajnë se Eva Kaili ia ka hedhur të gjithë fajin bashkëshortit të saj, në lidhje me paratë e sekuestruara dhe origjinën e tyre. Ata të dy dhe ish-eurodeputeti italian Antonio Panzeri akuzohen për tre vepra penale: pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.

Fakti që Panzeri që para fillimit të pandemisë po linte para në shtëpinë e Eva Kailit dhe partnerit të saj Francesco Giorgi, në Bruksel, u konfirmua nga vetë eurodeputetja greke para hetuesit belg Michel Klez.

Pastaj ai vinte t’i merrte. Ai i besoi Franceskos më shumë sesa banesës së tij. Unë mendoj për shkak të imunitetit tim”, tha Kaili.

Sipas saj, Giorgi po vepronte si truprojë ndoshta edhe për shefin e tij aktual, (deputeti italian) Andrea Coccolino, ndoshta nga detyrimi moral ndaj Panzerit, i cili i kishte ofruar postin e asistentit parlamentar kur ai vetë ishte deputet i Parlamentit Evropian, por edhe ndaj Cotsolinos.

Giorgi nuk mund të thoshte jo, ai ishte shumë i sjellshëm. Ndoshta duhet të kisha thënë unë diçka, sepse jam më e madhe”, pranoi ajo, pasi nuk kishte besim në atë që po bënte partneri i saj, Panzeri dhe Coccolino. Por kujtojmë se Kaili ka pranuar se ajo vetë i kishte dhënë Panzerit disa këshilla sesi të kalonte në politikë.

Kaili pranoi kështu përgjegjësinë e partnerit të saj, duke thënë se ajo e dinte se çfarë po bënte Francesco Giorgi. Por deklaroi se nuk e ka menduar kurrë origjinën e parave të gjetura në banesën e tyre, duke mbrojtur veten e saj dhe duke ia hedhur të gjithë fajin Giorgit. Rrëfimet e saj para hetuesve belgë janë në përputhje me ato të partnerit, i cili kishte thënë më parë: "Unë do të bëj gjithçka që është e nevojshme që vajza ime të qëndrojë me nënën e saj".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit