Një veteran amerikan u shpreh se intuita e tij i tha që të mos blejë vetëm një biletë, por të blejë gjashtë, si dhe mos përdori vetëm ndonjë numër, por të përdori të njëjtat numra në secilën biletë. Numrat e Raymond Roberts kishin vlerë 390,000 dollarë secili si çmim në para.
Roberts zgjodhi të merrte një shumë të përgjithshme për pesë nga biletat, duke fituar gati 2 milion dollarë në total. Për biletën e gjashtë, ai zgjodhi opsionin e pensionit, që do të thotë se ai do të marrë gjithashtu 20 pagesa vjetore prej 25,000 dollarë.
Lotaria jep një shumë të caktuar për tërheqjen e saktë të pesë topave, siç bëri Roberts, që do të thotë se janë të mundshme fitore të shumta me të njëjtat numra. Numrat fitues që zgjodhi Roberts ishin një kombinim i sajuar me kujdes i ditëlindjeve dhe datave të përvjetorit. I kishte përdorur në bileta të tjera lotarie, në ditë të tjera.
Veterani, i Fall River, 80 km në jug të Bostonit, mori fitimet e tij më 15 dhjetor. Si fillim, ai do të blejë një motor, sipas shortit.