Reagon Ali Ahmeti ndaj analizë të publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.12.2022, 08:55

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj analizë të publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku e prezanton Ahmetin si një nga liderët e shqiptatrëve të Maqedonisë se do të pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës.

Ahmeti i hodhi poshtë këto akuza duke thënë se ka dhënë gjithçka nga vetja e tij për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

“Pavarësisht deklaratave apo analizave që bëhen se gjoja se unë paskam qenë për ndryshime të kufijve të Kosovës, unë pa i rënë brisk fytyrës, për atë pavarësi dhe për ata kufi të Kosovës kam dhënë gjithçka nga jeta ime dhe unë nuk bëj pazare me copa e grima të vendit që është gjak i gjakut tim, është gjak i shokëve të mi”, tha Ahmeti.

Në analizën e ASHAK-ut me titullin “SYNIMET DESTABILIZUESE TË SERBISE NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR” veç për mbështetjen që Ali Ahmeti sipas Akademisë i ka dhënë mbështetje ndarjes së Kosovës, ai ka punuar edhe për defaktorizimin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Ai kishte arritur të dominonte disa medie proqeveritare, kishte arritur të krijonte një mbështetje të brendshme kryesisht përmes formave korruptive të pushtetit, por nuk kishte arritur të ndryshonte opinionin publik, i cili në një masë të madhe ishte kundër ndarjes së Kosovës. Më anë tjetër, mbështetja që mori nga disa liderë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut (Ali Ahmeti), se do ta pranonin në qetësi ndarjen e Kosovës, duke mos kërkuar që ata të bashkoheshin me Kosovën ose me Shqipërinë dhe duke mos e copëtuar këtë shtet, nuk kishte asnjë garanci se me një ndarje të Kosovës nuk do të rrënohej njëkohësisht edhe paqja e brishtë në këtë “kërthizë” të Ballkanit Perëndimor”, thuhet në analizën e Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Por, Ahmeti ka thënë se ai reciprociteti mes Kosovës dhe Serbisë si dhe njohja e ndërsjellë janë e ardhmja e Ballkanit Perëndimor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit