Shoferi i një Tesla Model S të vitit 2021 u tha autoriteteve të Kalifornisë se automjeti ishte plotësish nën drejtimin e sistemit autopilot kur teknologjia nuk funksionoi dhe aksidentoi edhe tetë automjete në urën e Gjirit të San Franciskos. Aksidenti ka ndodhur muajin e kaluar shkruan “The Guardian”.
Si pasojë e përplasjes u plagosën dy të mitur, të cilët u dërguan në spital dhe çoi në vonesa të gjata në urë. Ngjarja është bërë publike në njoftimin e policisë të mërkurën.
Shefi ekzekutiv, Elon Musk, ka promovuar shumë softuerin "Full Self-Driving" (FSD), i shitur si shtesë prej 15,000 dollarësh për automjetet Tesla, por tashmë po përballet me shqyrtim ligjor, rregullator dhe publik.