Putin: Duam t’i japim fund luftës sa më shpejt!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 22.12.2022, 18:44

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se Rusia dëshiron t'i jepet fund luftës në Ukrainë dhe se të gjitha konfliktet e armatosura përfundojnë me negociata diplomatike.

“Qëllimi ynë është t'i japim fund kësaj lufte. Ne po përpiqemi për të dhe do të vazhdojmë të përpiqemi. Ne do të punojmë shumë për t'i dhënë fund kësaj dhe sa më shpejt aq më mirë, natyrisht”, tha Putin në një komunikim me gazetarët.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus theksoi se sistemi i mbrojtjes ajrore që SHBA do t'i dorëzojë Ukrainës është një sistem armësh i vjetëruar dhe nuk funksionon si sistemi rus S-300, ndërsa theksoi se me të Rusia do të mund të përballet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit